Në përkujtim të 29 nëntorit, ditës së çlirimit të Shqipërisë organizata e luftës anti-fashiste nacional-çlirimtare ka vendosur kurora me lule tek varrezat e dëshmorëve.
Kreu i LANÇ Vehbi Fishta tha se bashkia Shkodër ishte e ftuar por nuk ka kthyer asnjë përgjigje. Përfaqësues të së majtës uruan në këtë ditë feste. Më pas veteranës e luftës kanë vijuar një tjetër organizim miqësor me njëri-tjetrin duke sjellë në vëmendje vitet e luftës.