Organizata e luftës anti-fashiste nacional-çlirimtare ka zhvilluar takimin e përvitshëm me veteranët në sallën e kinema “Millenium”.
Krerët e LANÇ u shprehën se lufta që ata bënë ishte një organizim popullor që çliroi Shqipërinë nga pushtuesit. I pranishëm ishte edhe sekretari i organizatës së veteranëve Odise Porodina. Në takimin e veteranëve mori pjesë edhe Banoviç Borivoje që është kreu i organizatës së veteranëve në Malin e Zi.“Jam i kënaqur që ndodhem sot këtu mes miqsh. Lufta juaj kundër pushtuesve ishte e rëndësishme dhe tregoi dashurinë e popullit shqiptar për vendin. Jam sot këtu për të falenderuar edhe ata shqiptar e shkodran që morën pjesë me organizatat e luftës në Malin e Zi. Sot dy vendet tona ndodhen në një moment të rëndësishëm të integrimit në BE”. Më pas aktiviteti i LANÇ në ditën e çlirimit ka vijuar me një koncert artistiko-kulturor të nxënësve të shkollës “Ismail Qemali”.