“Bustet dhe lapidaret janë lënë në gjendje të mjeruar nga bashkia Shkodër”.

Kështu shprehet drejtuesi i LANÇ në Shkodër Vehbi Fishta. Në ditën dëshmorëve Fishta sjell në vëmendje harresën e bashkisë për bustet dhe lapideret e dëshmorëve që janë të vendosur të pjesë të ndryshme të qytetit. Kritik për bashkinë Shkodër është edhe prefekti i qarkut Shkodër Paulin Radovani i cili thotë se bashkia ka për detyrë mirëmbajtjen tek busti i 5 heronjve që ndodhet në rrugën nacionale Shkodër-Hani Hotit. Edhe vitet e kaluara veteranët dhe përfaqësues politik kanë ngritur këtë shqetësim për bustet dhe lapidaret duke kërkuar më shumë vëmendje nga bashkia Shkodër por situata vijon e njëjtë.

Artikulli paraprakMASAT LEHTËSUESE, KRAJA: PËRFITOJNË 90% E FERMERËVE
Artikulli tjetërSEZONI TURISTIK, DSHP MERR MASAT PËR THETHIN DHE VELIPOJËN