Qeveria Shqiptare, duhet te vijoje me investimin e lene pergjysem ne landfillin e Bushatit,. Kjo ka qene thirrja, qe kryetarja e Bashkise se Shkodres ka bere ndaj institucioneve shteterore, ne menyre qe ky landfill jo vetem te kete jetegjatesi, por edhe te mos rrezikoje banoret.
Kryetarja e Bashkise se Shkodres, eshte shprehur se do te kete nje takim te perbashket me kryetaret e njesive vendore ne menyre qe qeveria te vijoje procesin e lene pergjysem.Por me mjedisin, Shkodra ka edhe nje problematike tjeter, ate te mbetjeve inerte prane varrezave te deshmoreve, nje gangrene per qytetin, por qe zonja Ademi pohon se jane vene ne dijeni te gjitha institucionet per kete situate dhe pritet te nderhyhet.Landfilli i Bushatit, i ndertuar nga qeveria Shgqiptare per depoztimin e mbetjeve urbane per Qarqet Shkoder dhe Lezhe, ka problematiken e tij, kerkon investime madhore, per procesin teknologjik te saj, dhe per kete apeli i eshte drejtuar qeverise shqiptare qe te gjeje nje zgjidhje, sepse pervec bilanceve me humbje, ky landfill mund te kete pasoje edhe per jeten e banoreve