Landfilli I Bushatit, nuk do të arrije të mbijetojë nëse, çmimi prej 3 eu/për ton, do te mbese I tille. Nje deklarate e tille, ka ardhur nga Drejtori I Landfillit te Bushatit, Albert Markolaj, gjate takimit me zv.sekretarin e shtetit për politiken e jashtme te Zvicres, Georges Martin.
Gjate këtij takimi ne Landfillin e Bushatit, ai është shprehur se firma kontraktuese e cila ne menaxhim kete landfill, është çdo muaj me nje bilanc negative dhe nuk arrihet qe te kryhen investime, te cilet garantojne jetegjatesine e ketij landfilli.Nga ana e tij, zv sekretari I shtetit, të Zvicres, eshte njohur investimin e bere ne kete landfill, I cili sherben per dy qarqet, ate te shkodres dhe te Lezhes, por qe me fillimin e funksionimit, ceshtja e tarifes u kthye ne nje problem serioz per fumnksionimin e plote te landfillit dhe jetegjatesise se tij. Nje situate e tille, duket se jep alarmin per nje situate mjedisore e cila mund te perkeqesohet nese qeveria shqioptare, me ane te enteve te saj, nuk vendos cmimin satandart per te gjitha njesite vendore qe depozitojne mbetjet prane ketij landfilli, te pakten duke iu afruar edhe tarifave ne vendet e rajonit.