Situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës vazhdon të përkeqësohet pasi sipërfaqja totale e përfshirë nga uji ka arritur mbi 5003 ha.
Ne njesine Administrative Dajç jane 1795 ha toke te permbytura si dhe kerkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit.Janë mbi 300 shtëpi te rrethuara nga uji.
Kërkohet furnizim me ujë te pijshëm për banorët.
Ne njesine Administrative Ana e Malit jane 1300 ha toke nen uje.Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funksionit.
Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1280 ha tokë e përmbytur .Stacioni i pompave te Ujësjellësit ne Trush si pasoje e përmbytjeve është jashtë funksionit.Janë 100 shtëpi te rrethuara nga uji.
Ka mungesa të energjisë elektrike pothuajse në të gjitha fshatrat.
Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 410 Ha tokë:
Në fshatin Luarz del uji nën argjinaturë. Ndërsa në atë te Çasit paraqiten shumë probleme ku si pasojë kanë detyruar komunitetin të ndërhyjë në riparimin e saj. Kërkohet ndërhyrje emergjente dhe e specializuar.
Rruga nacionale është e pakalueshme.Ka mungesë të energjisë elektrike pothuajse në të gjithë njësinë. Në lagjen Vilun-Baks-Rrjoll si pasojë e erës së fortë është rrëzuar dhe dëmtuar transformatori duke lënë pa energji elektrike banorët.
Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 135 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 50 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shume vështirësi kalohet me makinë ushtrie, ndërsa në disa zona kalimi bëhet i mundur vetëm me varkë.
Në lagjen Ajasëm janë rreth 3ha tokë e mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka prezencë uji.
Bashkia Shkodër ka bërë evakuime të banorëve dhe gjësë së gjallë kur janë paraqitur nevoja. Në këtë moment janë 76 persona të akomoduar në konvikt.