Luigi Di Biaggio nuk do jetë trajner i kombnëtares shqiptare të paktën tani shpejt. FSHF nëpërmjet një postimi ka mohuar spekulimet për largimin e Edy Reja-s dhe zëvendësimin e tij me italianin tjetër. Federata sqaron se po mendon kualifikueset e Euro 2024 me trajnerin aktual, i cili dështoi të arrinte objektivin në Ligën e Kombeve, duke u renditur i tret inga tre skuadra që ishin gjithsej.
“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë dhe sqarojë të gjithë opinionin publik e mediat se zërat që kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë. Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi ynë është te shorti i Kampionatit Europian 2024, i cili do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt,”-shkruan FSHF.
Në ndeshjen e fundit të kombëtares Islanda barazoi në minutën e 97, duke zhvlerësuar golin e realizuar nga Emir Lenjani në pjesën e parë dhe duke shënuar në këtë mënyrë një rekord negativ me 10 ndeshje pa asnjë fitore për Kombëtaren Shqiptare.