Vendimi per largimin e furgoneve nga qarkullimi, per levizjen e tyre nga njeri qytet ne tjetrin eshte kundershtuar nga drejtuesit e furgoneve ne Shkoder.

Te pyetur nga star plus ne lidhje me nje vendim te tille ato shprehen se nje vendim i tille nuk eshte aspak i drejte dhe qe rrezikon qe me dhjetra familje te ngelin pa buke, sipas tyre duhet nje zgjidhje per kete problematike. Ministria e Transporteve ka nxjerre nje udhezim i cili sanksionon se nga 1 janari i vitit që vjen, transporti nga një qytet në tjetrin do të bëhet vetëm me autobuz dhe me orare të përcaktuara paraprakisht. Akti i firmosur nga ministri Edmond Haxhinasto, nxjerr përfundimisht jashtë loje furgonat që kryejnë transport pasagjerësh ndërqytetës. Sipas udhëzimit, të gjitha kompanitë që do të kryejnë transport pasagjerësh nga një qytet në tjetrin do te jenë të detyruara të pajisen me liçencë nga ministri i Transporteve.

Artikulli paraprakFUSHË ARRËZ, TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI
Artikulli tjetër106 VJETORI I NËNË TERËZES, DITËLINDJA E NOBELISTET SHQIPTARE