Largimi i jetimeve nga konviktet e shkollave do te sjell jo vetem permiresim te kushteve dhe me shume siguri, por gjithashtu pritet te rris ndjeshem numrin e konviktoreve.
Keshtu shprehet drejtori i konviktit te shkolles profesionale “Arben Broci” Angjelin Voci. Drejtori Voci tregon veshtiresite e bashkejeteses se familjeve jetime me konviktoret. Nderkohe jo ne pak raste jetesa e jetimeve ne konvikte eshte bere shkak edhe per largimin e konviktoreve. Brenda ketij viti Bashkia Shkoder ka planifikur qe te gjithe jetimet qe jane te shperndare ne konvikte tte ndryshme do te jetojne ne konviktin e ish shkolles pyjore duke liruar keshtu te gjitha hapsirat ne konviktet perkatese. Nderkohe vetem ne konviktin “Arben Broci” aktulisht jetimet kan zene 12 dhoma, konkretisht gjithe katin e pare te godines. Nderkaq me largimin e tyre numeri konviktoreve pritet te shkoj ne 160 nga 110 qe eshte aktualisht.