“Nuk na intereson në është bionde a është brune, ministria e arsimit ka qenë kukull në duart e arsimit” – është ky reagimi i studentëve pas lajmit për shkarkimin Ministres së Arsimit. Të mbledhur para kryeministrisë, studentët u shprehën se shkarkimi i ministres i jep të drejtë kërkesave të tyre.
“Zëvendësimi i saj na jep të drejtë në kërkesat tona, që ligji i Arsimit të Lartë ka rënë, dhe reforma në arsim ka rënë sepse janë firmosur nga kjo ministre.” -shprehen studentët ndërsa thonë se do të jenë sot pasdite në protestën e diasporës.
“Sot do jemi në protestën e diasporës, dhe në 7 janar do jemi më të fortë se kurrë në protest. Sepse nga 9 kërkesa kryeministri u tall dhe ka plotësuar vetëm një, dhe se pa shtuar buxhetin po tallet se nuk i plotëson dot kërkesat”
Në përfundim studentët kanë menduar edhe të suprizojnë kryeministrin me dy dhurata simbolike, një timon dhe një kushtetutë.
“Sot i dhurojmë një timon të prishur dhe një kushtetutë. Timoni në simbolikë të aksidenteve që ka pesuar Rama si kryeministër dhe kushtetuta për të treguar shkeljet që kryeministri i ka bërë të drejtës për arsim të cdo shqiptari.
Pasi sot për të marrë arsim të lartë një familje duhet të paguajë 5 mln lekë në vit, ndërsa kushtetuta e thotë qartë cdo shqiptar ka të drejtë të arsimohet.” tha një prej studentëve