Problemi më i madh që Shqipëria po has vitet e fundit është largimi masiv i të rinjve. Askush nuk ka më dëshirë të jetojë në këtë vend, asnjë nuk motivohet të krijoje familjen dhe të ardhmen në atdheun e tyre. Papunësia, pagat e ulëta, korrupsioni, shëndetësia e dobët, arsimimi jo në nivelet e duhura. Këto janë arsyet që shume familje po largohen nga vendi ynë dhe po kërkojnë një jetë më të mirë në vende të tjera.
Shumë fshatra të Shqiperisë tashmë ngjasojnë me azile të moshuarish pasi të hasesh një të ri është thuajse një mision i pamundur. I tillë është realitetit dhe në fshatin Bërdicë e madhe në afërsi të qytetit të Shkodrës ku në të mund të gjesh vetëm të moshuar.
Ky realitet po detyronë shume të rinjë të ndërpresin ëndërrat e tyre në mes dhe të largohen, duke lënë shumë prindër e të moshuar të ndjehen të harruar dhe të zhytur në vetmi.