Dështon sërish gjyqi për 4 të pandehurit për vrasjen e Marvi Mihalit, ndërsa shkak u bë kërkesa e avokatëve të të pandehurve, të cilët u shprehën të ofenduar nga fjala e babait të Marvi Mihalit.

Ky i fundit, gjatë seancës, u shpreh se avokatët ishin munduar gjatë gjithë procesit të shpëtonin disa kriminelë dhe rendin pas parasë. Ndër të tjera, Pavllo Mihali, kërkoi dënimin me nga 35 vite burg secilin, si dhe paralajmëroi se nëse nuk vendoset drejtësi, do veproj Kanuni dhe Kurani.

Pas këtyre fjalëve, avokati Sokol Hazizaj, tha se ai ndihej i ofenduar nga këto fjalë dhe se nuk mund ta vazhdonte më procesin, pasi ai ishte aty për të kryer një punë dhe nuk mund të cenohej për shkak të punës së tij.

Artikulli paraprakVLONJATËT KAPIN FOKEN DHE PESHKAQENIN “BISHTDHELPËR”
Artikulli tjetërMETA I PËRCJELL KED-SË 13 KANDIDATURA PËR GJYAKTËN KUSHTETUESE