Velipoja ishte mikpritëse e një prej ngjarjeve të bukura artistike të këtij sezoni, “LAS Festival”. Imazhet e skulpturave në rërë të realizuara nga artistët shqiptar, ato nga Kosova dhe disa shtete europiane, i dhanë një tjetër imazh Shqipërisë turistike. Në përmbyllje të edicionit të parë, kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia pa nga afër punimet e realizuara prej artistëve.

Ai sëbashku me ideatoren e festivalit Beskida Kraja u ndalen edhe tek synimi për ta kthyer në traditë këtë festival, që Velipoja të hyjë në hartën e turizmit ndërkombëtar.

Imazhe të veçanta erdhen në këtë edicion të parë, nga shenjtorja shqiptare Nënë Tereza, tek gruaja zadrimore, apo mozaiku në grykëderdhjen e Bunës i cili u shpall edhe fitues i festivalit. Velipoja e vulosi emrin e saj krah plazheve të njohura në botë që kanë pritur një festival të tillë që synon kthimin në traditë, e duke i rritur përmasat nga viti në vit.

Artikulli paraprak‘MOS KA NDODHUR GJË’, IRONIZON BRAÇE; I.M ENDE S’KA KËRCËNUAR DHE S.B ENDE S’KA SHARË! VETËM FEDEZI LASKURIQ QARKULLON SOT
Artikulli tjetërFERMENTIM, BANORËT KËRKOJNË RRUGË