“Latte Art” është trendi më i ri, i cili në Shqipëri ka filluar të ketë lulzimin e tij.
E kemi fjalën për pikturimin e formave të veçanta të kafeve dhe kapuçinove. Në Shkodër, prej pak vitesh ka filluar të jetë një praktikë mjaft e përdorur. Gjergji, është njëri prej baristëve më të mirë, i cili prej shtatë vitesh ushtron këtë pasion. Ka nisur si një pasion, por që në vazhdim është kthyer në një domosdoshmëri të veçantë dhe që pa të cilën ai nuk bën dot më.
Sipas Gjergjit, vështirësi ka por kur në mes është pasioni, atëherë gjithçka bëhet më e lehtë. Reagimi tejet pozitiv i klientëve kur u shkon një kafe e dizenjuar, është një shtysë që e bënë atë të vazhdoj edhe në vazhdim edhe më shumë për t’u marrë me këtë art të veçantë.
“Latte Art” është një ide mjaft interesante për të sjell në një mënyrë krejt tjetër një kafe, dhe si e tillë po has një numër të madh të rinjsh që interesohen për të. Gjergji është vetëm njëri prej tyre, por ndër më të mirët në Shkodër, i cili premton se edhe në vazhdim do t’a vazhdoj këtë art të veçantë.