Lufta në Siri – Lavrov akuzon SHBA për mbrojtje të grupit Al Nusra
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të mbrojnë një grup xhihadist me qëllim luftimin ose heqjen nga pushteti të presidentit sirian Bashar al Asad. Akuza vjen nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ka theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë thyer premtimin e tyre për të ndarë grupet e fuqishme si fronti Al Nusra dhe grupe të tjera nga rebët e moderuar që kanë mbështetjen amerikane. Gjatë një intervistë për Stephen Sackur në BBC, Lavrov u shpreh. “Shtetet e Bashkuara ishin zotuar solemnisht se ndarja e opozitës nga Al Nusra do të ishte prioritet i tyre. Por pavarësisht premtimeve të përsërituara, ata nuk janë janë në gjendje apo të gatshëm ta bëjnë këtë gje dhe ne kemi arsye të besojmë se që prej fillimit plan ii tyre ka qenë për të mbrojtur dhe për ta mbajtur al nusran për një plan B apo fazën e ndryshimit të regjimit në siri. Ministri i Jashtëm rus foli për fushatën ajrore ruse në Siri me rastin e një vjetorit të fillimit të saj. Ai mbrojti bombardimet ruse dhe ato të forcave siriane në qytetin e rrethuar të Aleppos, pavarëissht thirrjeve nga shtetet e bahskuara për ndalim të tyre. Lavrov tha se perëndimi ishte i qetë dhe nuk reagoi ndaj vuajtjeve të civilëve në alepo në kohën kur grupi i al nusras preu linjat e furznizimit të popullsisisë civile. Ai këmbënguli se Rusia ishte duke ndihmuar forcat e presidentit Assad për të “luftuar terroristët”. Kurse akuzave se rusia po vret civilë me bombardime, armë kimike etj, kreu i diplomacisë ruse iu përgjigj: nësë kjo ka ndodhur, do na vinte shumë keq. Por ai këmbënguli se nuk kishte pasur asnjë “provë domethënëse” dhe se duhet të hetohet cdo rast. Sipas Kombeve të Bashkuara, 400 civilë, përfshirë shumë fëmijë, janë vrarë në qytetvetëm gjatë javës së kaluar.