“Duhet të zhvillojmë një dialog të barabartë. Duhet të vendosim besimin mes shteteve pjesëmarrëse. Kryesia ka përgjegjësi. Ndjemë në dialogun me palën shqiptare se po përpiqen të përmbushin detyrimet dhe të mbajnë një qasje asnjëanëse. Ne konfirmojmë angazhimin e Rusisë në luftën kundër terrorizimit.

Në përvjetorin e luftës së dytë botërore është e rëndësishme t’i japim fund përpjekjeve për të nxitur neonazizmin në Europë. Shqipëria e shikon si përparësinë e saj vendosjen e paqes dhe ne do të mbështesim një gjë të tillë. Kjo është pjesë e misionit të posaçëm në Ukrainë. Ne folëm me hollësi për Ballkanin.

Kemi për qëllim të nxisim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne do donim që çështja e Kosovës të zgjidhet. Palët duhet të gjejnë një marrëveshje dhe ne besojmë se një faktor kyç është zbatimi i vendimit të krijimit të bashkive serbe.

Kemi edhe një angazhim dy palësh. Ka hapësirë për bashkëpunim por është e kufizuar për shkak të sanksioneve. Ne do të vazhdojmë lidhjet humanitare dhe njerëzore me Shqipërisë. Jemi të interesuar për të rritur kuotën e arsimit falas”, u shpreh Lavrov.

Artikulli paraprakKONFLIKTI RUSI- UKRAINË, RAMA TAKON MINISTRIN E JASHTËM SERGEJ LAVROV: U TRONDITA KUR VIZITOVA ZONËN E LUFTËS
Artikulli tjetërRAMA: SA MË SHPEJT SERBIA TË NJOHË KOSOVË, AQ MË MIRË DO TË JETË PËR TË GJITHË NE