TË AKUZUARIT PËR VRASJEN E IBRAHIM BASHËS U RRETHUAN NË KARDHIQ. Janë dorëzuar me ne fund mbrëmjen e ditës së shtunës dy vëllezërit Alban dhe Arbion Aliko, të cilët janë të dyshuarit kryesorë të ngjarjes së 24 qershorit, të ndodhur në Lazarat. Krahas tyre, në pranga ka rënë dhe D.Shehu i cili është personi që ka siguruar ushqimin për dy djemtë gjatë këtyre ditëve. Ata janë vetëdorëzuar në zonën e Polumbarëve në afërsi të urës së Kardhiqit, pas 4 orë rrethimesh nga forcat RENEA, të cilat kanë rrethuar të gjithë zonën.

Paraprakisht mësohet se vëllezërit Aliko kanë kërkuar të mos vriten dhe të mos dhunohen nga ana e policsë. Nga informacionet e para mësohet se ka pasur negociata të shumta me Arbion e Alban Aliko, ku ka qenë i pranishëm edhe babai i të rinjve, Adil Aliko. Në momentin e dorëzimit, dy të rinjtë kanë qenë të paarmatosur. Ata janë në blindat e policisë dhe po transportohen për në Policinë e Gjirokastrës. Krahas dy vëllezërve Aliko është arrestuar edhe shtetasi D.Shehu, i cili është personi që i ka mbajtur me ushqim dy të rinjtë. Prej tij strukturat e shtetit kanë rënë në gjurmët e një vendndodhjeje të përafër të dy vëllezërve. D. Shehu ka përshkruar çdo ditë rreth 15-20 km rrugë në këmbë, përmes shpatit të malit, për tu dhënë ushqimin Arbion e Alban Aliko, për 4 ditë rresht. Mësohet se në momentin e arrestimit, dy djemtë kanë qenë të lodhur dhe me rroba të grisura e me atlete të dëmtuara për shkak të ecjes. Vëllezërit Aliko fshihen prej të paktën 4 ditësh, prej orës 9:40 të së mërkurës, 24 qershor dhe deri mbrëmjen e sotme. Sipas policisë ata janë organizartorët kryesorë të atentatit ndaj strukturave të policisë dhe autorët e vrasjes së efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

Artikulli paraprakKQZ TËRHEQ KUTITË E PANUMËRUARA NË TIRANË
Artikulli tjetërKRYEBASHKIAKU HILA ME FAMILJET E VARFËRA