Lazarati, fshati në jug të vendit kaq i përfolur dikur për prodhim të hashashti sot është braktisur masivisht nga banorët. Gjysma e banorëve të Lazaratit janë larguar.
Në një market të vogël artikujsh ushqimorë në qendër të Lazaratit të Gjirokastrës një grua që nuk dëshiron të filmohet hap një fletore ku shënohen “borxhlinjtë”.
“Sot fshati është braktisur nga gati gjysma e banorëve, thotë administratori i Njësisë Administrative Bernard Pollo.
Gati pesë vite pas bllokimit të kultivimit të marijuanës nga policia, muret e larta dhe një radhë shtëpish të mëdha të ndërtuara janë ndër të paktat dëshmi të asaj kohe.
Pesë vite më parë, Roja Bregdetare italiane dyshonte se Lazarati prodhonte 900 tonë marijuanë në vit, e cila nëse llogaritej siguronte 4.5 miliardë euro në tregun kriminal gati sa gjysma e prodhimit bruto të ekonomisë së Shqipërisë.