Lazio e portierit Thomas Strakosha ka marrë një tjetër fitore në transfertën ndaj Bologna-s, me rezultatin 0-2.

Ciro Immobile me dopietën e tij ishte heroi i ekipit roman, duke shënuar nga një gol për çdo pjesë loje. Portieri i kombëtares shqiptare Strakosha u konfirmua sërish si titullar dhe zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë. Edhe pse portieri i parë i Lazios, Marchetti ishte rikthyer, duket se trajneri Inzaghi ka vendosur t’ia besojë sërish portën Strakoshës. “I gatshëm sa herë që ekipi ka nevojë për të. Bën dy pritje shumë të mira dhe është i kujdesshëm në të gjitha daljet. Nota 6”, ishte vlerësimi nga mediat, për Strakoshën. Thomas Strakosha i është bashkuar kombëtares së madhe vetëm këtë edicion eliminatoresh dhe pas paraqitjeve të mira që po dhuron me klubin e tij, është favorit për të mbrojtur portën e Shqipërisë në ndeshjen e 24 marsit ndaj Italisë.

Artikulli paraprakSHPËTOHEN 1,300 MIGRANTË NË DETIN MESDHE
Artikulli tjetërDE BIASI URON KAMPIONIN SMAJLAJ