Në qytetin e Shkodrës , këshillimi me psikologun ngelet një tabu për shkodranët.
Një fakt i tillë vihet re edhe me te rinjtë të cilët përballe psikologut kane ende ndrojtjen dhe friken e një sekreti qe nuk ekziston mes tij dhe psikologut.
Ne lidhje me ketë fenomen që është prezent ne Shkoder, psikologia Lazri pohon se pengesë është mentaliteti . Nga ana tjetër , Lazri pohon se problem kryesor për fëmijët sot është edhe teknologjia ,pasi ato dita ditës po humbasin komunikimin edhe me prindërit e tyre.
Gjithashtu , një tendencë në rritje është edhe fjalori jo i bukur që fëmijët në mosha të vogla përdorin , kjo si pasojë e mbylljes në botën virtual që ato kanë.
Psikologia Lazri theksoi faktin se një sfidë për ato që ushtrojnë profesionin e psikologut është privatësi që prindërit kërkojnë , pasi në një qytet të vogël si Shkodra të gjithë njihen me njeri-tjetrin .