Liderja e Frontit Nacional, Marine Le Pen, nuk e ka kursyer retorikën e ashpër as ndaj Papa Françeskut, për të cilin është shprehur se bën gjithçka, përveç asaj që duhet të bëjë. Kandidatja e garës presidenciale franceze ka shprehur papajtueshmëri me apelin e vazhdueshëm të Atit të Shenjtë për strehimin e emigrantëve, ndërsa tha se kjo është një çështje për të cilën duhet të veprojnë politikanët dhe jo Kisha.

E njohur për deklaratat e saj të shumë kritikuara, Marine Le Pen, nuk ka zhgënjyer as kësaj rradhe, ndërsa ka lëshuar një sulm të drejtëpërdrejtë ndaj Papa Françeskut, për të cilin u shpreh se ndërhyn më shumë se ç’duhet në çështje politike. Kandidatja e Frontit Nacional në Francë ka shprehur papajtueshmëri në lidhje me apelet e vazhdueshme të Atit të Shenjtë për strehimin e emigrantëve. Sipas Le Pen, kjo nuk është një çështje për të cilën nuk duhet të pyetet Papa Françesku, por politikanët e vendeve europiane.

Marine Le Pen: “Papa Françesku po bën gjithçka, përveç asaj që duhet të bëjë. Mos më keqkuptoni. Mua nuk më bezdis fakti që ai bën thirrje për bamirësi, për mikpritjen e të huajve dhe për dhembshurinë ndaj të tjerëve. Megjithatë, më duhet të theksoj se ai duhet të jetë i kudjesshëm kur flet për politikat e emigracionit, pasi ai është gjithashtu kreu i një shteti dhe kjo mund të përbëjë ndërhyrje në politikat e vendeve europiane.”

Më tej, Le Pen është pyetur nëse do ta priste Papa Françeskun në pallatin presidencial francez, në rast se do të zgjidhej Presidentja e ardhshme e Francës. Liderja e ekstremit të djathtë u përgjigj se do ta bënte diçka të tillë me shumë kënaqësi. Megjithatë, pavarësisht se e konfirmoi që i përkiste besimit të krishterë, Le Pen shtoi se kishte një respekt të veçantë për sekularizmin. Kandidatja e Frontit Nacional pritet të shpallet fituesve në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, por në raundin e dytë është më i favorizuar centristi Emanuel Macro.

Artikulli paraprakVIDHET ‘LLOTO’ HAJDUTËT MARRIN 1 MILION LEKË DHE SKEDINAT FITUESE
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT 15 PRILL 2017