Pallati i Kultures “Ded Ndue Lazri” në Lezhë rihapi dyert për artistat dhe publikun, pas një transformimi rrënjësor që ka pësuar e gjithë godina.Inagurimi i rikonstruksionit të këtij institucioni mjaft të rëndësishem kulturor u bë përmes një ceremonie të veçantë, ku u ngjiten në skenë dhjetra artiste nga Lezha dhe më gjere me një sallë te mbushur me qytetare.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se transformimi i shtëpisë së artit dhe kultures është një moment mjaft i rëndësishem për këtë qytet, ndërsa në të njejten linjë ishte dhe Ministrisë i Drejtësisë Ulsi Manja.

Pallati i Kultures dhe biblioteka publike e qytetit të Lezhës u rikonstruktuan në kuader të programit të rindërtimit nga tërmeti, ndërsa investimi kap vleren e 220 milione lekëve.

Artikulli paraprakSHTOJ I RI, BANORËT: TË PASTROHEN MBETURINAT
Artikulli tjetër“KLASIKJA” TIRANA-VLLAZNIA NË FOKUSIN E “STAR SPORT”