Deputeti Lefter Maliqi ka shpërthyer me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një postim në ‘Facebook’, Maliqi përdor e krahason Ramën me mbretin lakuriq. Deputeti i opozitës akuzon kryeministrin Rama për korrupsion, për rritje të papunësisë dhe për zaptim të institucioneve.

Postimi i Lefter Maliqit

Karnavali Rilindas në qiellin e shtatë me aktrim, mashtrim e tradhti… Një thënie e vjetër angleze (mqse Ramziu dhe Vuçiç kishin këshilltar ish Kryeministrin Anglez Tony Blair për ndarjen e kufijve Kosovë-Serbi në bashkëpunim me Thaçin) për mashtruesit thotë; Liar Lian pants on fire; duket se i përshtatet E(d)Ramës në shqip; gënjeshtar o gënjeshtar të morën poturet zjarr.

Karnavali Rilindas, me poturet magjepsëse, Tepsinë, timonin, premtimet për legalizime dhe shëndetësi falas, rend për 100 ditë, 300 mijë vende pune, rritje pagash, investime, ulje taksash etj, u duk në fillimet e veta më modern se edhe vete aparencat e tij. Por si tek përralla e Andersenit; mbreti lakuriq, poturet nuk i sollën fat…

Çpopullimi, varfëria, pasiguria, papunësia, krimi, korrupsioni, droga, babëzia, zaptimi i institucioneve, zgjedhjet moniste lokale, vendi pa gjykate kushtetuese dhe të larte, përçarja e shqiptareve, studenteve, artisteve, gazetareve, burgosja e të varfërve, rritja e taksave, dyfishimi i borxhit publik, paniku, terrori në popull, parlamenti i kapur, shembja e Teatrit Kombëtar,

pasurimi i Oligarkëve e bandave, shthurja dhe amoraliteti qeveritar dhe i administratës Rilindase , u shoqëruan nga vjedhjet e Ikonave, milionat e eurove, qejfet, mëkatet, mallkimet, tradhtia, pabesia, amoraliteti, mosmirënjohja dhe aktrimi i pështirë.

Qesh gruaja e Bilalit edhe pak, vishu si karnaval, hiqu si Sulltan, ëndërro të bëhesh Titan por përfundimin do e kesh si hajvan. Në fund të përrallës mbreti bridhte lakuriq dhe u be gazi botes, tepke si hajvani ynë.

Artikulli paraprakREFORMA NË DREJTËSI, KIM: E RËNDËSISHME QË AMERIKANËT TË KENË BESIM QË TË INVESTOJNË NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 06.07.2020