DODANI: QEVERIA HEDH POSHTË STUDIMET URBANISTIKE TË BASHKIVE PËR ZONAT INFORMALE. Zonës informale në lagjen “Mark Lula” pas 25 viteve i hapet drita jeshile për legalizimin e objekteve që janë funksionale. Përmes një vendimi të këshillit të ministrave qeveria hodhi poshtë studimet urbanistike të mëparshme mes të cilave edhe atë të Bashkisë Shkodër i bërë në vitin 2010 ku shumë ndërtesa në lagjen “Mar Lula” cilësohen si zonë tampon në shërbim të hekurudhës.

Zhbllokimi për legalizimet në zonat informale bëhet i ditur nga drejtori i ALUZINIT Ardian Dodani. Drejtori Dodani tregon se për objektet në afërsi të shinave të trenit apo argjinaturave duhet të pyeten drejtoria e hekurudhave dhe ajo e bordit të kullimit. Legalizimet në zonat informale nuk mund të cilësohen se po përdoren për fushatë elektorale në prag të zgjedhjeve vendore. Shkodra aktualisht përvec lagjes “Mark Lula” ka edhe 3 zona të tjera informale të cilat tashmë kanë të drejtë t’i nënshtrohen procesit të legalizimit pas shumë viteve pritje.

Artikulli paraprakTRUSH,HUMB JETËN 56 VJEÇARI
Artikulli tjetërTEATRI MIGJENI, REAGON BASHKIA SHKODËR