Një numër i madh objektesh përfshihen në ligjin e ri për legalizimet ku bëjnë pjesë të gjitha ndërtimet në tokë pa pronar nga viti 2009-2014 që më përpara përbente vepër penale. Drejtori i ALUIZNIT Ardian Dodani thotë se numri i këtyre objekteve të ndërtuara pas 2009-ës është i konsiderueshëm.

Me ligjin e ri për legalizimet që ka hyrë në fuqi janë hapur edhe njëherë vetdeklarimet dhe qytetarët që kanë ndërtuar pas 2009-ës nëse më parë nuk kanë bërë një vetdeklarim janë të lirë ta bëjnë tani. Për shkak të fluksit të madh të dosjeve në drejtorinë e ALUIZNIT, Dodani kërkon mirëkuptimin e qytetarëve. Pavarësisht se nuk ka një shifër të saktë të ndërtimeve që janë bërë pas 2009-ës pritet të ketë konsiderueshëm objekteve që do futen në proces legalizimi duke qenë se Shkodra futet ndër qarqet me një numër të lartë të ndërtimeve informale.

Artikulli paraprakMINISTRI TAHIRI BËN BILANCIN E SITUATËS SË ZJARREVE
Artikulli tjetërAPLIKIMI PËR PASAPORTË, RIKTHEHET NORMALITETI