DODANI: 307 LEJE TË GATSHME, 207 PRESIN VETËM SHLYERJEN. 307 leje legalizimi janë të gatshme në zyrën e ALUIZNIT në Shkodër ndërsa 207 të tjera presin vetëm pagesën e faturave nga qytetaret që do marrin legalizimin për banesat e tyre. Konfirmimi vjen nga drejtori i ALUIZNIT në Shkodër Ardian Dodani.
Dodani i jep përgjigje akuzave të përditshme të opozitës për legalizimet.Drejtori i ALUIZNIT thotë se vetëdeklarimet për ndërtimet pa leje para vitit 2009 janë shtyrë deri në dhjetorin e këtij viti.Prioritet do të kenë shtëpitë por nuk përjashtohen bizneset ku pronari ka ndërtuar në parcelën e tij.Një problem janë adresat e pasakta. Megjithatë 4 grupet e inspektimit operojnë çdo ditë në terren.
[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/1kI_P-wiPFs?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]