Kryeministri Rama në fjalën e tij me kryetarët e bashkive theksoi nevojën për përshpejtimit të procesit të legalizimit. Në këtë proces do të bashkëpunohet mes Kadastrës dhe bashkive. Rama nënvizoi se është bërë progres, por jo i kënaqshëm.
‘Nevojën për fillimin e punës bazuar tek vendimi i qeverisë që u mor si rezultat i një diskutimi të nisur edhe së bashku në takimi në Shkodër të nxitur nga disa deputetë të PS, i pari ndër ta Erion Braçe dhe të domosdoshëm, ndërkohë që me pjesën e regjistrimeve të pronave në Kadastër të kemi ecuri pozitive me legalizimet nuk thuhet e njëjta gjë. Është vendosur që bashkitë të përfshihen në proces. Ka një rëndësi dhe një dobi sipas nesh të posaçme për faktin që jo vetëm do shtohet forca për të mbështetur dhe zgjidhur problemin e legalizimit por edhe do shërbejë për monitorimin e punës në Kadastër që në sektorin e legalizimeve lë për të dëshiruar.
Në këtë kontekst, janë bashkitë që do vendosin prioritetet dhe do përcaktojnë ritmin e planit të punës. Do udhëhiqet prej jush me një staf të dedikuar që ju do krijoni deri në shtator kur ky proces do fillojë si rezultat i ndihmës që AKSHI po i jep ASHK për një platformë pune digjitale. Nëpërmjet këtij sistemi edhe për të krijuar një mekanizëm transparence mes palëve. Nga një anë bashkitë të mos jenë në pamundësi të ndihmojnë qytetarët për legalizimin, zyrtar e Kadastrës të mos kenë monopolin e zgjidhjes së problemeve për të cilën abuzojnë, edhe nga krimbi i kërkesës për ryshfet. Pavarësisht progresit, faktikisht procesi ka pasur progres, por të pakënaqshëm po të shohësh procesin me regjistrimin e pronës.
Përtej faktit që ligji e parashikon përfundimi në 2028. Në radhë të parë për banesat të qytetarëve duhet të bëjmë gjithçka që procesi të përshpejtohet dhe të vendoset një rend i qartë i kohës. E padrejtë që disa presin prej vitesh dhe disa të tjerë e marrin legalizimin edhe pse janë aplikues të mëvonshëm. Duhet të vendosni radhë dhe të bëhet ajo që është e para, legalizimi i banesave.’