Legalizohen 35 xhami dhe objekte të tjera kulti të komunitetit mysliman në qarkun e Durrësit.

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni; drejtori i ALUIZNI-t Durrës, Flamur Gjuzi dhe kryebashiaku Vangjush Dako i dorëzuan 35 lejet e legalizimit myftiut të qytetit bregdetar, Redi Quku. “Në 3 vite në Durrës u legalizuan 20 mijë objekte”, deklaroi ministrja Gjermeni. Më e rëndësishme sipas saj është fakti se, “përfunduam legalizimin e të gjitha objekteve në pronësi të komunitetit mysliman në këtë qark”. Duke bërë një krahasim me periudhën 2005-2013, kur u legalizuan vetëm 2.400 objekte, nga të cilat asnjë kulti, ministrja shtoi se po vijon puna për legalizimin e të gjitha objekteve fetare, jo vetëm në Durrës por në të gjithë vendin. “Brenda këtij mandati do të përfundojmë legalizimin e zonave informale në Shqipëri”, shtoi Gjermeni, e cila uroi besimtarët për festën e Kurban Bajramit.

Artikulli paraprakBASHA: GËZUAR KURBAN BAJRAMIN! ZOTI NDIHMOFTË SHQIPTARËT
Artikulli tjetërFRANCË, VALLS: PO PARANDALOJMË PËRDITË KOMPLOTE TERRORISTE