Krahas 11 punonjesve është pezulluar nga detyra dhe Drejtori i Agjensise se Kadastres Gentian Malotaj dhe përgjegjesi i legalizimeve Artur Shabaku. Ata janë vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës per vepren penale “Shpërdorim Detyre”, dhe në kuader të këtij hetimi prokurorja Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës.
Sipas prokurorisë dy zyrtaret e Kadastres kanë legalizuar nje pallat në zonen e Kunes në Shengjjn në kundershtim me ligjin. Vendimi i pezullimit është ankimuar në gjykaten e Apelit Tirane, ndersa pak ditë me parë u pezulluan dhe 11 punonjes me akuzen për mosbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin ne shtet të një siperfaqe toke të tjetetersuar në zonen e Ranës e së Hedhur në Shengjin.