Me se 15.000 admirues te Johan Cruyff kane bere homazhe gjate dites se shtune ne mjediset e stadiumit Camp Nou te FC Barcelones, ku ai shkruajti historine e futbollit si lojtar e trajner.

Presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu, inauguroi ne oren 10.00 pas nje minute heshtje, nje mjedis te vecante, ku dominonte nje portret i madh i legjendes se futbollit. “Jane dite te trishtuara per admiruesit e FC Barcelones, jane dite te trishtuara per te gjithe ata qe e duan futbollin”, theksoi ai. “Bashke me famljen Cruyff, ne organizuam kete perkujtimore per t’i dhene lamtumiren e fundit kesaj figure”, tha ai. Spanjolle, por edhe kineze, japoneze, marokene, britanike etj, kane bere homazhe ne kujtim te holandezit. Sipas klubit te Barçes, ne fund te se shtunës, me shume se 15 mije vete kishin bere homazhe per holandezin e nderuar.

Artikulli paraprak“FRANCË 2016”, NIS GARA EDHE PER UNIFORMËN MË TË MIRË
Artikulli tjetërZHVILLOHET NË SHKODËR KAMPIONATI U-15 I PING-PONG