Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona do t’i nënshtrohet një operacioni në tru. Leopoldo Luque, ish-mjeku i futbollistit tha se 60-vjeçari Diego Maradona kohët e fundit nuk ka qenë mirë psikologjikisht.
Sipas mjekut legjenda e futbollit është i kthjellët dhe ka dhënë pëlqimin e tij për ndërhyrjen që do të bëjë. Legjenda Diego Maradona do t’i nënshtrohet një operacioni për një hematomë subdurale.
Hematoma subdurale është një gjendje serioze ku zhvillohet një mpiksje gjaku midis kafkës dhe sipërfaqes së trurit. Zakonisht kjo lloj hematome shkaktohet nga një dëmtim i kokës. 60-vjeçari do të transferohet në një klinikë në provincën Buenos Aires.