Gjermeni: Lehtësim i proçedurave për lejet e ndërtimit
Aplikimi online për të marrë lejen e ndërtimit duket se ka qenë reforma më e vlerësuar ekonomike në raportin “Të bësh biznes”. Faktin e vuri në dukje ministrja e zhvillimit urban Eglantina Gjermeni në një dalje për mediat. Thejshtimi i proçedurave për lejen e ndërtimit, është reforma më e vlerësuar sipas minitres së zhvillimit urban Eglantina Gjermeni. Një ditë pas raportit, ajo ritheksoi reformat e ministrisë së saj. Gjermeni kujtoi se prej gati dy muajsh, për lejet e ndërtimit aplikohet online. Për planifikimin e territorit ministrja Gjermeni bëri të ditur se po përgatiten për miratim edhe planet vendore.