Lehtësohet kalimi në pikat kufitare për njerëzit dhe mjetet
Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë marrë disa vendime të rëndësishme, mes tyre edhe lehtësimi i kalimit të qytetarëve, mjeteve dhe mallrave në pikat kufitare. Vendimi i miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, parashikon që verifikimet në pikat e kalimit të kufirit do të bëhen sipas parimit “një ndalesë-një verifikim”. Vendimi mundëson “lehtësimin e kalimit të kufirit për personat, mjetet e të mirat materiale, si dhe duke siguruar një verifikim sa më të efektshëm me pjesëmarrjen e të gjitha autoriteteve përgjegjëse që veprojnë në pikën përkatëse të kalimit kufitar”.