Gjykata e Shkodrës lehtëson masën e sigurisë për 5 punonjësit e drejtorisë rajonale të tatim-taksave të cilët u arrestuan duke u akuzuar për mospërmbushje të detyrimeve ligjore. Në seancën e dytë nga arrest në burg për 10 ditë gjykata e shkallës së parë vendosi ta ndryshojë në “arrest shtëpie” për 5 punonjësit. Kështu gjyqtarja Izabela Radovani për Gjon Prronaj, Kreshnik Dibra, Erxhan Meta, Nikolin Arra dhe Fatjon Dibra vendosi “arrest shtëpie”.
Nga sa mësohet prokurori i çështjes Arben Spaçi gjatë kësaj seance ka kërkuar për 5 të akuzuarit “arrest me burg pa afat” por gjykata ka vendosur që ta ndryshojë masën e sigurisë. Në seancën e para 10 ditëve, gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 10 ditë për 5 punonjësit e tatimeve për t’i lënë kohë organit të akuzës që të sjellë fakte dhe prova të tjera që faktojnë akuzat ndaj këtyre 5 shtetasve. Nga sa mësohet prokurori Spaçi është paraqitur me të njëjtat akuza dhe pa sjellë fakte të reja apo inçizime ashtu siç ka premtuar duke bërë që gjyqtarja Radovani të mos bindet. 5 punonjësit e tatimeve tashmë nuk do të kontrollohet nga efektivët e komisariatit siç ndodhte zakonisht më parë por është vënë në jetë projekti që u miratua edhe në parlament teksa kontrolli do të jetë elektronik përmes vendosjes së një çipi në trupin e secilit prej 5 shtetasve. Në rast se dalin nga shtëpia atëherë ata paditen nga sinjali elektronik. Sa i përket 4 punonjësve të tjerë të drejtorisë rajonale të tatim-taksave Gent Bilali, Rrok Lorja, Uarda Albunesa dhe Erisa Llukaçej nuk ka është zhvilluar seanca e radhës dhe masa e sigurisë vijon të jetë ajo e para 10 ditëve. Bilali dhe Lorja janë arrest shtëpie në kushte spitalore ndërsa Albunesa dhe Llukaçej janë liruar nga gjykata pas garancisë pasurore prej 5 mijë eurosh secila dhe vijojnëtë ndiqen të lira. 9 punonjësit e tatim taksave të cilët tashmë që të gjithë kanë lënë qelitë e paraburgimit kanë akuza të ndryshme kryesisht gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në plazhin e Velipojës apo edhe kontrolleve për lojërat e fatit. Tashmë duhen pritur hetimet në vazhdimësi për të parë nëse do të shpallen apo jo të pafajshëm 9 punonjësit e tatim-taksave.