Shkodra dalëngadalë po I kthehet normalitetit sa I takon lëvizjes në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës. Rikthimi I emigrantëve në vendet ku jetojnë dhe punojnë ka ndikuar në lehtësimin e trafikut këto ditë.

Në fakt, ardhja e emigrantëve dhe turistëve të shumtë në qytetin e Shkodrës, përveç paralizimit të lëvizjes në akset kryesore, sjell të mira të shumta për qytetin, qofshin ato ekonomike, por edhe promovimi që I ëshët bërë qytetit nga dhjetëra turistë të cilët janë mahnitur nga bukuritë natyrore të qarkut Shkodër.

Trafiku I rënduar gjatë verës shpesh herë ka paralizuar lëvizjet në qytet për disa orë. Pavarësisht patrullave të policisë rrugore, numri I madh I mjeteve po ashtu edhe mosrepsketimi I sinjalistikës rrugore në disa raste ka bërë që krijimi I radhëve të gjata të jetë I pashmangshëm.

Artikulli paraprakFERMENTIM, BANORËT KËRKOJNË RRUGË
Artikulli tjetërSKULPTURAT NË RËRË, FESTIVALI QË ZBUKUROI VELIPOJËN