Klaudio Ranieri zyrtarisht nuk është më trajner i Lester Sitit.

Vendimi i klubit kampion në fuqi të Premier Ligës erdhi pas rezultateve zhgënjyese të teknikut italian këtë sezon. Lester Siti është në pozicion të vështirë në renditje dhe rrezikon rënien nga kategoria. Në njoftimin zyrtar të klubit shkruhet se shkarkimi i Ranierit ishte një vendim i vështirë, por i pashmangshëm. Kaludio Ranieri u shpall kampion sezonin e kaluar me Leister Sitin, duke arritur një sukses të paimagjinueshëm më parë edhe për tifozët e vetë klubit.

Artikulli paraprakARRESTOHET NJË SALAFIST NË GJERMANI
Artikulli tjetërDEMARKACIONI NUK I GARANTON KOSOVËS HEQJEN E VIZAVE