Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar përshpejtimin e vendimit nga ana e kësaj gjykate të kërkesës së tij në lidhje me betimin.

“Ju drejtohem Ju që jeni gardianët e Kushtetutës, që të dëgjoni lutjen time dhe të banorëve të Himarës për caktimin e një date sa më të shpejtë të gjykimit të kërkesës time, duke parë që ka kaluar kohë e gjatë prej 1 viti që pushteti qendror ka cenuar të drejtën e zgjedhjeve në Himarë”, thuhet midis të tjerash në kërkesë.

Kërkesa e Belerit vjen pak ditë, pasi Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tha gjatë një konferencë për mediat se nuk kishin kërkesë nga palët për përshpejtim të procesit.

Artikulli paraprakMBLEDHJA ME DYER TË MBYLLURA E DEPUTETËVE TË BARDHIT DHE BERISHËS, ZBARDHEN DISKUTIMET
Artikulli tjetërDËMTOHET DUKE PASTRUAR NJË ARMË GJAHU 54 VJEÇARI NË VAU DEJËS