Sekuestrohen drogë, armë e municion luftarak. Arrestohen në flagrancë 2 (dy) persona për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Mbajtje pa leje te armeve luftarake e municionit” dhe “Kontraband e mallra tjera”

Efektivat e Komisariatit të Policisë Pukë në vijim të zbatimit të Planit Operacional për rritjen e parametrave të sigurisë publike duke goditur trafiqet e paligjshme të lëndëve narkotike, të armbajties pa leje si dhe të goditjes së kontrabandës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
• Fatmir Bushgjokaj, 29 vjeç, banues në Lekbibaj, Tropojë.
• Tonin Pepkolaj, 46 vjeç banues në fshatin Rajë, Tropojë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi:
Efektivat e Komisariatit të Policisë Pukë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në rrugën nacionale Fushë Arrez – Pukë, në vendin e quajtur Karburanti i Tucajve bënë kontrollin e mjetit tip Furgon me targë AA 982MG , i linjës Fierzë-Pukë-Bajram Curri, në të cilin u gjetën dhe u sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
-Një çantë me lëndë të dyshuar narkotike narkotike Canabis Sattiva me peshë 505 gramë
-Një pistoletë tipit TT me një krëher me 7 (shtatë) fishekë
-30 (tridhjetë) arka me llampa lodër pa dokomentacion shoqërues
Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Puke përkatesisht: -Fatmir Bushgjokaj për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 të Kodit Penal.
-Tonin Pepkolaj për veprën penale të “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioni” dhe “Kontrabande e mallra tjera” parashikuar nga nenet 278/5 , 174 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakSEKUESTROHET ARME DHE DROGE NE SHKODER, 4 NE PRANGA
Artikulli tjetërKLSH: TATIMET KANË BLLOKUAR AUDITIMIN TONË