Ngjarja qe tronditi Velipojën, ku fatkeqësisht humben jetën dy persona, ka vene ne lëvizje edhe Entin Rregullator të Energjisë.

ERE, ka ndryshuar procedurat e lejeve dhe tarifave per subjektet qe tregtojnë dhe mbajtnë gaz. Licencat për shpërndarje dhe furnizim të gazit natyror do të kushtojnë 1 milionë lekë, ndërsa licenca për tregtim do të kushtojë 400 mijë lekë. 1 milionë lekë do të kushtojnë edhe licencat për operim në hapësirat e depozitimit si dhe në impiantet e gazit natyror.

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar procedurat e dhënies së licencave të operimit në sektorin e furnizimit me gaz, ku ka përcaktuar çmimet për çdo lloj licence, por edhe rastet kur kompanive u hiqet licenca. Rregullorja i jep të drejtë Entit Rregullator të Energjisë edhe nisjen e procedurave të heqjes së licencave të operatorëve që nuk përmbushin kërkesat e përcaktuara me ligj.

Ndërkaq, Enti ka ashpërsuar ndjeshëm gjobat ndaj kompanive të furnizimit me gaz, që nuk respektojnë kushtet teknike dhe të sigurisë ndaj konsumatorëve. Shkalla e gjobave të reja shkon nga 0,1% deri në 0,5% të të ardhurave vjetore të vitit paraardhës të subjektit që kryen shkeljet.

Me gjoba do penalizohen një seri shkeljesh, që nisin nga mosrespektimi i rregullave të cilësisë, te ato të sigurisë teknike, deri te mospublikimi i të dhënave të nevojshme për konsumatorët.

Artikulli paraprakDIGAT, 65 % E TYRE DUAN NDËRHYRJE URGJENTE
Artikulli tjetërPOLICIA BASHKIAKE “ZBARKON” NË VELIPOJË