Pika turistike e Thethit por edhe ajo e Valbonës që janë pjesë e Zonave të Mbrojtura nuk kanë më nevojë për ndërtime të reja por vetëm zgjerim të kapaciteteve pritëse tek ato objekte ekzistuese. Një gjë të tillë e tha drejtori i përgjithshëm i Administratës së Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej.

I pyetur për çertefikatat e pronësisë që nuk janë dhënë ende për banorët e Thethit, Dedej shprehet se prioritet kanë ndërtimet e mëparshme dhe jo objektet e reja.

Kreu i ADZM Dedej foli edhe për rishikimin që po i bëhet hartës së zonave të mbrojtura duke hedhur poshtë akuzat se do të ketë një zvogëlim të kësaj harte.

Një shqetësim vazhdon që të hetë numri i vogël i punonjësve në Administratën e Zonave të Mbrojtura duke qenë se territori që duhet të mbulojnë është shumë i madh.

Pak ditë më parë kreu i Zonave të Mbrojtura zhvilloi analizën një vjeçare për vitin 2019 në Shkodër.

Artikulli paraprakZGJEDHJET, ADEMI: POZITIVE QË KUSHTETUESJA PRANOI KËRKESËN
Artikulli tjetërPUNONTE NË GODINËN E SHKOLLËS NË INSTITUTIN BUJQËSOR/ BIE NGA LARTËSIA DHE HUMB JETËN 57-VJEÇARI