Lejohet dalja nga vendi dhe kthimi i emigrantëve që nuk kanë marrë lejen e qëndrimit
Emigrantët që jetojnë në Greqi dhe nuk e kanë marrë ende lejen e qëndrimit, do të mund të dalin nga vendi e të kthehen pa problem edhe gjatë vitit 2017. Ministri Grek i rendit ka firmosur të enjten pasdite urdhërin përkatës që iu është dërguar gjithë pikave të kalimit të kufirit. Sipas këtij urdhëri, lejohet nga 1 Janari deri më 31 Dhjetor të vitit të ardhshëm, dalja dhe kthimi në Greqi i gjithë emigrantëve që ndodhen në procesin e pajisjes me leje qëndrimi. Bëhet fjalë për emigrantët që kanë dorëzuar brenda afateve gjithë dokumentacionin e nevojshëm, por që nuk e kanë marrë lejen e qëndrimit, për arsye që lidhen me performancën e administratës.