Lejuan kamionin me 8 ton kanabis, lihen në burg policët e Qafë Thanës

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest ne burg” për katër punonjësit e Policisë të Qafë Thanës, të arrestuar me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda në vijim të hetimeve për kalimin e një kamioni me 8 ton kanabis, i cili u kap në Itali. “Në baze të hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se efektivet e policisë kanë krijuar lehtësitë që ky kamion, i ngarkuar me narkotike, të kalojë pa u kontrolluar në Qafe Thane”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Efektivët e policisë nën akuzë janë: 1.Clirim Pepa, pergjegjes turni 2.Ervin Kodra, kontrollor hyrje-dalje 3.Lirim Halili, kontrollor te kabina ne hyrje 4.Syrja Terziu, kontrollor ne hyrje

Artikulli paraprak2500 FËMIJË NË SITUATË RRUGE. AMF:PROKURORIA NUK BASHKËPUNON PËR T’I LARGUAR NGA RRUGA
Artikulli tjetërRUÇI-METËS: NIS PROCEDURAT PËR PRESIDENTIT E RI, RAUNDI I PARË MË 19 PRILL