Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale për ndërtimet pa leje në zonen e Patokut në Kurbin. Në lidhje me këtë çështje organi i akuzes ka marrë të pandehur 8 përsona mes të cileve dhe ish-drejtorin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Flori Gjini dhe ish-kryeinspektorin vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kurbin Jetmir Mxhika.Ndaj tyre dhe 5 zyrtare të tjere konkretisht Xhevalin Fufi, Ndoc Pjetri, Shan Preçi, Rivelino Ismajlaj dhe Artur Përdoda është ngritur akuza e “Shpërdorimit të Detyres” e kryer në bashkepunim, pasi kanë lejuar ndërtime pa leje në zonen e mbrojtur të Patokut.

Ndërsa i pandehur për vepren penale “Ndërtim i Paligjshem” është marrë vetem Nikoll Frangaj, ndërkohë për 8 përsona të tjere është kërkuar pushimi i hetimeve, pasi organi i akuzes ka dalë në konkluzionin se nuk ka element të vepres penale.

Hetimet në lidhje me këtë çështje janë kryer nga prokurori Arben Nika dhe tashmë do të jetë gjyqtari Lirim Bulica, i cili do të vendose nëse çështja do të kalojë për gjykim themeli në Gjykatën e Lezhës.Proçedimi penal në lidhje me ndërtimet pa leje në zonen e Patokut në Kurbin u regjistrua në vitin 2023, ku një i moshuar që po hetohej për shtese pa leje i dha indicie prokurorisë për zbulimin e skandalit të ndërtimit pa leje në zonën e mbrojtur të Lagunës së Patokut në Kurbin.

Artikulli paraprakSOKOL SADUSHI KRYETAR I KED PËR VITIN 2025/ HIDHET SHORTI NË PRESIDENCË, ZGJIDHEN ANËTARËT E KËSHILLIT TË EMËRIMEVE NË DREJTËSI
Artikulli tjetër“BALLUKU TË DËRGOHET PARA DREJTËSISË”, GAZMENT BARDHI: SKEMË KRIMINALE! JA SI KA TREFISHUAR KOSTOT E PROJEKTIT ENERGJETIK