Mesa duket zëri i tij ne mbledhjen e drejtorisë se arsimit nuk është dëgjuar.Kur mungojnë vetëm pak dite ne startin e sezonit mësimor 2015-2016 shkolla 9-vjeçare ne Grude te Re “Tringe Smajli” nuk ofron as kushtin me minimal per femijet e kësaj zone.
Drejtori i kësaj shkolle shprehet se ambientet e kësaj ndërtese kane mbetur ne mëshire te fatit edhe pse shkresat e vazhdueshme ndaj bashkisë dhe institucioneve shtetërore nuk kane munguar.Prindërit shprehen te shqetësuar për kushtet e mjerueshme dhe aspak normale ndërsa deri tani janë larguar 180 fëmije si shkak i kësaj gjendje.Situata është tejet skandaloze edhe pse viti i ri mësimor po afron, shkollës ne Grude te Re i mungon çdo gjë, edhe pse ne sytë e te vegjëlve qe nisin klasën e pare duket qarte gëzimi për fillimin e shkollës. 30 Mësues dhe rreth 500 fëmije edhe sivjet janë te detyruar te zhvillojnë orët e mësimit ne kushte aspak normale.Thujase çdo klase ka mungese dritaresh, dyersh edhe bankash ndërsa banjot dhe palestra janë kthyer ne nje vendgrumbullim mbeturinash.Prej kohesh këtij institucioni arsimor u mungon një roje dhe sanitare te cilat janë detyruar te lëne punën pasi nuk paguheshin.