Vllaznia në futboll për femra mori pjesë për herë të dytë në Champions League ku në të dy rastet ecuria ishte e njëjtë pa arritur që të kalojnë në turin e dytë. E pavarësisht kësaj trajneri I skuadrës kuqeblu të femrave Nikolin Leka është shprehur se në të dy ndeshjet e fundit kanë dominuar në fushën e lojës ku edhe kanë fituar dhe për këtë fakt duhet të jenë të kënaqur.

 

Edhe pse në takimin e parë Vllaznia e femrave nuk ja doli dot të fitonte takimin tekniku Leka shton se tek vajzat ka ndikuar disi lodhja e rrugës dhe përveç kësja kanë hasur edhe disa probleme të tjera që I kanë ndëshkuar.

Më tej Nikolin Leka vijon duke u shprhur se e përgjithshmja është se paraqitja e bërë në total ka qenë shumë e mirë. Ku kanë fituar dy ndeshje ndaj ekipeve kampione të Estonisë dhe Moldavisë.

 

E duke qënë se u përsërit thujase e njëjta histori si vitin që shkoi gjithashtu edhe tani I pyetur nëse në vitin e ardhshëm do të jetë e “treat e vërteta” për të arritur kështu kualifikimin aq shumë të kërkuar tekniku Leka ka thënë se kjo është një dëshirë e tyre që do të tentojnë ta bëjnë realitet.

 

Niveli i këtij ekipi dhe i këtyre vajzave sa vjen e rritet nga viti në vit dhe për këtë arsye, do të tentojmë të hedhim hapin e rëndësishëm të kalimit të turit në këtë kompeticion shumë të rëndësishëm” ka prërfunduar trajneri I Vllaznisë për femra Nikolin Leka.

Artikulli paraprakVLLAZNIA U-19 NË PRITJE TË SHORTIT DHE STËRVITJE
Artikulli tjetërAPPLE SYNON TREGUN E AUTOMJETEVE