Në territorin e qytetit të Shkodrës mungesa e tabelave orientuese për turistët e huaj është kthyer në një problem shqetësues për ta.
Një gjë të tillë e bën të ditur në ditën ndërkombëtare të turizmit anëtari i këshillit bashkiak Sokol Lekaj që njëkohësisht është edhe kryetar i komisionit të turizmit. Lekaj thotë se përveç problemeve brenda qytetit të Shkodrës për orientimin e turistëve një mungesë të theksuar kishte edhe gjatë sezonit turistik në plazhin e Velipojës. Anëtari i këshillit bashkiak që është edhe kryetar i grupit të këshilltarëve të LSI thotë se tashmë kjo forcë politike do ta ngrejë zërin për këto probleme dhe jo thjeshtë të miratojë çdo projekt-vendim që sjellin zyrat e bashkisë Shkodër. Turizmi mbetet një prej mundësive më të mira për zhvillimin e mëtejshëm të Shkodrës ndaj kërkohet edhe një vëmendje më e madhe.