Ish deputeti socialist për qarkun Shkodër Lekë Çukaj, është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes i Malësisë së Madhe, akorduar nga kjo bashki si përfaqësues i asaj zone në Parlamentin Shqiptar.

Ceremonia u organizua në sallën e këshillit bashkiak ndërsa familjarëve titullin ia dorëzoi zëvendës ministri i mbrojtjes Petro Koçi që ishte i pranishëm.

Propozimi për këtë titull është bërë nga Isuf Hebaj, ish kryetar i PS në Malësinë e Madhe
Zëvendës ministri i mbrojtjes vlerëson figurën e ish deputetit, të ndjerit Lekë Çukaj.

Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj tha se Lekë Çukaj ishte një zë i fortë në interes të malësorëve.

Lekë Çukaj ishte deputet i PS për qarkun Shkodër në dy legjislatura, 1997-2001 dhe 2001-2005 ndërsa kandidoi edhe në zgjedhjet e 2009 për partinë PSV91′ por nuk arriti të fitojë.

Lekë Çukaj u nda nga jeta në 20 dhjetor të 2009-ës, 10 vite më parë në një aksident automobilistik në aksin Tiranë-Fushë Krujë.

Artikulli paraprakRINDËRTIMI PAS TËRMETIT, XHAÇKA: NISIM SHUMË SHPEJT
Artikulli tjetërFAMULLIA “SHËN SHTJEFNI” SHKODËR, KONCERTI I KSHNDELLAVE