Universiteti I Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka organizuar një leksion të hapur me temë “Forca e dashurisë në fushën e shëndetësisë”, nga komunikimi i diagnozës deri tek kurat paliative. E ftuar në këtë leksion të hapur ishte Paola Argentino, mjeke e specializuar në psikiatri. Gjatë leksionit mjekja u shpreh se duhet të tregohemi shumë të kujdeshëm në komunikimin e diagnozave të vështira pacientëve, pasi ka patur raste kur kanë kryer dhe vetëvrasje.
Mesazhi që Paola Argentino ka përcjellur përmes këtij leksioni është se jeta ka në brendësi edhe vdekjen, ndaj ne duhet të mësohemi se si të përballemi me të.
Julian Kraja përgjegjës i departamentit u shpreh se leksione të tilla ku shkëmbehen përvojat janë të domosdoshme për të kuptuar më mirë problemet tek personat e sëmurë.
Në këtë leksion të hapur morën ishin të pranishëm, pedagogë të universitetit të Shkodrës, personel shëndetësore si dhe studentë të shkencave mjeksore teknike.