Ditën e djeshme (8 qershor) Tirana dhe Durrësi janë goditur nga një tërmet me magnitudë 4.2 duke shkaktuar panik te njerëzit.

Sizmiologu Rexhep Koçi thote se lëkundjet e djeshme janë pasgoditje e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Sipas tij, tërmetet me magnitudë 4.2 nuk janë të një kategorie të tillë që mund të shkundin ndërtesat.

Rexhep Koçi: ”Dje ka pasur që në orët e para të mëngjesit një riaktivizim të zonës së tërmetit të 26 nëntorit. Ka nisur riaktivizimi me një tërmet me magnitudë 3.7. Pastaj ka patur disa pasgoditje të vogla, më tej një periudhë qetësie deri në orën 17:20 është gjeneruar një tërmet me magnitudë 4.2.”

”Shqipëria është vend me aktivitet sizmik, por zona që ne po flasim sot është goditur nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit, dhe periudha që kemi jetuar nga 26 nëntori e deri më sot ka qenë një periudhë post tërmetore që ka gjeneruar tërmete të mëdhenj në numër por të vegjël përsa i përket fuqisë.”

”Tërmeti është regjistruar në orën 17:20, ka qenë në zonën e Ishmit në afërsi të fshatit Kuraten, me një thellësi të vogël 6 kilometër. Ne nuk i konsiderojmë tërmetet me magnitudë 4.2 si tërmete që mund të shkundin godinat. Është e vërtetë që njerëzit e kanë përjetuar keq atje tërmetin e 26 nëntorit sepse pati viktima, dëme të shumta, por tërmeti i djeshëm nuk ishte i ishte i asaj kategorie.”

Më tej sizmologu Koçi shtoi se tërmetet nuk mund të parashikohen, dhe se nuk dihet nëse do ketë pasgoditje të tjera.

Artikulli paraprakSOT TEMPERATURAT DERI NË 31 GRADË
Artikulli tjetërSI DO TË JETË DHE KUR DO TË HIDHET NË TREG KARTËMONEDHA E RE 10 MIJË LEKË, MË E MADHJA DERI TANI