Varshavë – Lëkundje sizmike ne një minierë në Poloni dy të vdekur, gjashtë të zhdukur

Një lëkundje e fortë sizmike u regjistrua dje në mbrëmje në një minierë të madhe bakri në Poloni, ku u regjistruan dy të vdekur dhe gjashtë minatorë të zhdukur, njoftoi grupi KGHM. «Dy trupa të pajetë janë gjetur në zonën e prekur ndërsa vijojnë kerkimet », tha për median një zëdhënëse e KGHM-së, Anna Osadczuk. Pesë minatorë të plagosur u drejtuan në qendrat spitalore, por jashtë rrezikut për jetën. Epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi rreth 1.500 metra ne minierën Rudna në Polkowice në Silesia (jugperëndim), një nga minierat më të mëdha të bakrit në botë. Miniera numëron 11 puse rreth një kilometer të thellë. Prodhimi vjetor përllogaritet rreth 12 millionë ton mineral dhe minira ka të punësuar më shumë se 4.400 persona.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET SHPËRNDARESI I PICAVE NË RRUGËN E PORCELANIT NË TIRANË.URGJENCA VONOHET 30 MINUTA
Artikulli tjetërCORRIERE DELLA SERA: GJYSMA E ROMËS FURNIZOHET ME DROGË NGA SHQIPËRIA